Elfete Ismaili nga Aleanca për Shqiptarët – krahu i Taravarit, ka njoftuar dorëheqjen e saj të parevokueshme nga posti i zëvendësministres së Mbrojtjes në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
Përmes një njoftimi publik, Ismaili shprehet se dorëheqja është rezultat i një vlerësimi personal dhe profesional, duke theksuar se vendimi i saj është në përputhje me bindjet dhe parimet që ndjek.
Ajo ka falënderuar Kryeministrin Hristijan Mickoski për besimin dhe mundësinë për të qenë pjesë e kabinetit qeveritar, si dhe kreun e ASH-së, Arben Taravari, për mbështetjen e vazhdueshme.
“Mbështetja për institucionet dhe kontributi në shërbim të interesit publik do të mbeten gjithmonë prioritet i imi, pavarësisht pozitave që mbaj”, thekson Ismaili në njoftimin e saj.