Lajme Maqedoni

VLEN zëvendëson koordinatorin e grupit parlamentar, Bekim Qoku emërohet në krye

    Grupi parlamentar i VLEN-it ka zyrtarizuar sot ndryshime në përbërjen e tij drejtuese, duke emëruar deputetin Bekim Qoku si koordinator të ri të grupit. Ky vendim është marrë pa pjesëmarrjen e deputetëve të Aleancës për Shqiptarët, krahu i udhëhequr nga Arben Taravari.

    Përmes një kërkese drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, grupi ka bërë të ditur ndryshimin, duke zëvendësuar Halil Snopçen me Qokun në rolin e koordinatorit.

    Ndërkohë, si zëvendëskoordinatorë janë emëruar deputetët Merita Kollci Koxhaxhiku dhe Adnan Azizi.

    Ky zhvillim vjen në një kohë kur dinamika politike në vend është intensifikuar, veçanërisht pas largimit të Taravarit nga Qeveria dhe pozicionimeve të reja të subjekeve politike.