Kosovë Lajme

“Ose Albulena kryeparlamentare, ose zgjedhje…”

    Për të tetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Kjo pasi, partitë opozitare po refuzojnë ta votojnë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

    E për këtë ka reaguar edhe Luan Gacaferi kryetar i degës së Guxo në Gjermani.

    Ai përmes një postimi në Facebbok, tha se ose Haxhiu bëhet kryeparlamentare ose vendi shkon në zgjedhje, përcjell “Bota sot”.

    Shkrimi i plotë

    Kaq e thjesht është kjo punë, ose Albulena kryeparlamentare ose zgjedhje, ka marrë fund koha kur pakica e dikton shumicën!

    Nuk duhet kurrë të lejohet metoda e Ahtisarizmit në demokracinë e parlamentarizmit në Kosovë, ku një grusht pakica të diktojnë shumicën!