Lajme Maqedoni

Taravari nga spitali “Çam dhe Sakura” në Stamboll: Falënderoj të gjithë popullin turk, shpresoj që edhe Borisi dhe Martini të kthehen së shpejti në Maqedoni

Screenshot

    Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka vizituar spitalin “Çam ve Sakura” në Stamboll, ku po trajtohen dy nga të rinjtë e plagosur nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, përcjell TV21. Taravari njoftoi se në këtë spital ishin dërguar gjithsej 6 pacientë, ndërsa 4 tashmë janë kthyer në Maqedoni. Ministri tha se dy pacientët që po vazhdojnë kurimin, janë në gjendje të rëndë, por relativisht të qëndrueshme dhe komunikues. tragjedinë e rëndë që ndodh ndodhur në Koçan. Gjatë vizitës, Taravari, i shoqëruar nga përfaqësues të Konsullatës të Maqedonisë së Veriut në Stamboll, është takuar edhe me prindërit e pacientëve, të cilët thotë se u janë mirënjohës autoriteteve turke për ndihmën.

    “Këtu janë pranuar gjithsej 6 pacientë, prej të cilëve 4 tashmë janë në Maqedoni, të kthyer në gjendje të mirë. Kanë mbetur edhe dy pacientë, Borisi dhe Martini, të dy nga 21 vjeç. Në gjendje të rëndë, por megjithatë mjaftueshëm të qëndrueshme. Të vetëdijshëm, kontaktues. Ushqehen vetë, me prindërit e tyre, që janë shumë të kënaqur nga trajtimi në këtë spital. Unë do të doja publikisht të shpreh mirënjohje deri te profesori Mustafa dhe i gjithë spitali që dhanë kontribut të këtillë, që pacientët tanë në gjendje më të vështirë të trajtohen këtu. Gjithashtu dua ta falënderojë të gjithë popullin turk, që trajtuan pacientë edhe në Stamboll, edhe në Ankara. Ju them, pacientët e parë janë dërguar në Greqi, Turqi, Bullgari, Serbi, dhe ata janë pacientë me gjendje më të vështirë. Shpresoj që edhe Martini dhe Borisi, së shpejti, pas rehabilitimit të plotë këtu, do të kthehen dhe do të vazhdojnë të jetojnë të shëndoshë në Maqedoni”, tha mes tjerash Taravari./tv21.tv