Ekip prej pesë prokurorësh nga Koçani, Shtipi dhe Shkupi do të udhëheqin hetimet për aksidentin e madh në Koçan ku humbën jetën 51 persona dhe 118 u lënduan, njofton Prokuroria Publike.
Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka formuar një ekip prokurorësh që do të udhëheqë veprimet hetimore në Koçan. Prokurorët së bashku me shërbimet e tjera kompetente janë në terren. Në ekipin e prokurorisë janë pesë prokurorë nga Koçani, Shtipi dhe Shkupi, njoftoi Prokuroria Publike.