51 persona kanë humbur jetën në orët e vona të natës në Koçani, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në klubin e natës Puls. Nga Ministria e Punëve të Brendshme, kanë konfirmuar se shkëndijat nga mjetet piroteknike që përdoren për efekte ndriçimi janë shkaktar i tragjedisë në Koçan. Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ka konfirmuar se deri më tani ka pasur 51 të vdekur dhe mbi 100 të lënduar.Të lënduarit janë transportuar ndërkohë në spitalet e Koçanit dhe Shkupit. Në Klinikën e Kirurgjisë „Naum Ohridski“ në Shkup janë pranuar deri tani 27 të lënduar, të cilët janë në trajtim, tha drejtori i spitalit, dr. Nebojsha Nastov. Në Spitalin e Plasikës dhe Kirurgjisë janë hospitalizuar 18 persona, 8 të tjerë janë në Klinikën për Anestezi, 4 në Kujdesin Intensiv të Fëmijëve, 2 në Klinikën e Neurokirurgjisë, ndërsa një tjetër është në Klinikën e Neurokirurgjisë.
Sipas informacioneve tw para zjarri është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga banda DNA. Në videot e publikuara në rrjetet sociale , pamjet tregojnë një vijë zjarri që përhapet mbi prozhektorët. Pasi konstruksioni i çatisë merr flakë, fillon një panik i vërtetë. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka pasur reth 1500 persona.