Shqipëria luan si mysafire e Bjellorusisë në xhiron e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve. Ndeshje do të nisë nga ora 18:00. Shqipëria kryeson Grupin 1 të Ligës C me 12 pikë, e Bjellorusia është e dyta me 10 pikë.
Shqipëria publikon formacionin, Hoxha startues
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Rolando Maran, e ka bërë publik formacionin e lojtarëve që do të paraqiten nga fillimi i ndeshjes kundër Bjellorusisë.
Ndeshja Bjellorusi – Shqipëri luhet sonte nga ora 18:00 në Hungari.
Është ndeshja e Grupit C1 të Ligës së Kombeve është e fundit për Shqipërinë.
Në formacionin titullar është Arbër Hoxha. Futbollisti i Dinamo Zagrebit zëvendëson Ernest Muçin e lënduar.
Në vend të Ylber Ramadanit të suspenduar titullar do të jetë Juljan Shehu.


