uke kërkuar nga BDI-ja dhe Ali Ahmeti të sqarojnë lidhjet financiare me kompanitë e afërta me rrethin familjar të tij.
Sipas VLEN-it, transaksionet mes kompanisë AS Senjak dhe Alta Bankës së Beogradit ngrenë dyshime që kërkojnë hetim të plotë nga organet kompetente.
Në reagim përmendet edhe ish-ministri i Financave, Fatmir Besimi, për rolin e tij në vendimin e vitit 2023 lidhur me shitjen e aksioneve shtetërore në Stopanska Banka Bitola, e cila më vonë u ble nga Alta Banka.
VLEN kërkon që Ali Ahmeti dhe BDI-ja të sqarojnë raportet me pronarin e kompanisë AS Senjak dhe nëse kanë qenë në dijeni për transaksionet e përmendura.
Po ashtu, kjo parti i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë të gjitha transaksionet dhe personat e përfshirë, duke theksuar se patriotizmi nuk duhet të përdoret si mburojë për interesa private.
Në reagim, VLEN ka kritikuar gjithashtu BDI-në për, siç thotë, shmangien e përgjigjeve për çështjen e Alta Bankës përmes sulmeve politike lidhur me provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe përfaqësimin e drejtë.
Maqedoni
VLEN kërkon hetim për lidhjet financiare të BDI-së me Alta Bankën
- nga gazetar2
- 11/11/2026
- Less than a minute
- 5 hours ago

