Maqedoni

Ky është dokumenti që dëshmon se Fatmirt Besimi e solli Alta Bankën serbe në Maqedoni

    Një dokument i publikuar në “Gazetën Zyrtare”, i vitit 2023, tregon përfshirjen e Qeverisë së atëhershme, të përbërë nga LSDM-ja dhe BDI-ja, në procedurën që lidhet me Alta Bankën e Serbisë dhe pronarin e saj, Davor Macura.

    Sipas ketij dokument, vendimi i Qeverisë ishte miratuar me propozim të ministrit të atëhershëm të Financave, Fatmir Besimi, dhe parashihte angazhimin e Avokatit të Shtetit në procedurën për shitjen e aksioneve në pronësi shtetërore.

    Këtë dokument e prezantoi kryeministri Hristijan Mickoski gjatë debatit mbikëqyrës në Kuvend për rastin e Alta Bankës, në përgjigje të kritikave të opozitës lidhur me hyrjen e bankës në tregun maqedonas.

    Mickoski tha se LSDM-ja dhe BDI-ja, shumë kohë përpara se Alta Banka të hynte në Maqedoninë e Veriut, kishin vendosur marrëdhënie afariste me pronarin e saj, duke theksuar se vendimi ishte marrë me propozim të Fatmir Besimit.