Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka uruar shqiptarët e Luginës së Preshevës për fitimin e dy mandateve në Kuvendin e Serbisë.
Të dielën, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, shqiptarët garuan me një listë të përbashkët “Koalicioni shqiptar”.
Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti kanë fituar mandatet për deputetë.
“Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës me dy mandate të fituara në Kuvendin e Serbisë, dëshmuan se bashkimi politik, besimi i qytetarëve dhe përkushtimi i përbashkët sjellin rezultat. Urime të sinqerta deputetëve: Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti. Kjo fitore është e juaja dhe e gjithë shqiptarëve. Qoftë ky rezultat fillimi i një përfaqësimi më të fuqishëm, i mbrojtjes më efektive të të drejtave, i zhvillimit ekonomik dhe i respektimit të plotë të dinjitetit kombëtar. Vazhdoni me të njëjtin unitet edhe në mandatin që keni fituar, sepse forca e vërtetë qëndron te bashkimi”, thuhet në urimin e presidentes.

