Kosovë Lajme

Presidentja te familjet e krerëve të UÇK-së: Mbështetja vazhdon në përputhje me mundësitë institucionale

    Presidentja Justina Shiroka Pula ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Gjatë vizitave të martën, Shiroka-Pula shprehu solidaritetin me familjet, duke theksuar se kjo është një periudhë e vështirë për to dhe për Republikën e Kosovës. Ndërsa i informoi se në përputhje me afatet ligjore, do të veprojë lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    Ajo ritheksoi se shteti do të vazhdojë t’i mbështesë ish-krerët “në përputhje me përgjegjësitë dhe mundësitë institucionale”.

    “Familjet nuk janë vetëm në këtë rrugëtim dhe se Presidenca e Republikës së Kosovës do të mbetet e hapur për to, duke vepruar brenda kompetencave të saj kushtetuese dhe ligjore në mbështetje të përpjekjeve për drejtësi”, ka theksuar Shiroka-Pula.