Maqedoni

Bekim Qoku: Nisën punimet për autostradën Bukojçan–Kërçovë

    Koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, ka njoftuar për nisjen e punimeve për autostradën Bukojçan–Kërçovë, pjesë e Korridorit 8.
    Përmes një statusi, Qoku theksoi se ky projekt do të kontribuojë në lidhjen më të mirë të rajonit të Pollogut me Kërçovën, duke lehtësuar udhëtimin e qytetarëve dhe transportin e mallrave.
    Sipas tij, realizimi i këtij projekti pritet të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e mëtejshëm të rajonit.