Kosovë Lajme

Në Vjenë protestohet kundër vendimit të Speciales, kërkohet liri për katërshen e UÇK-së

    Me thirrjet “Liria ka emër”, “Jo në emrin tim” dhe “Liri për çlirimtarët e Kosovës” një numër i madh i shqiptarëve janë mbledhur në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj katërshes së UÇK-së.

    Protesta ka nisur nga ora 14:00.

    Protesta të ngjashme ka pasur edhe në shtete tjera, përfshirë New Yorkun, Kanadanë, Zvicrën dhe Gjermaninë.

    E në Kosovë po protestohet që nga dita e shpalljes së dënimeve, 16 shtatori.

    Ndër të tjera, kërkesat e këtyre protestave kanë qenë ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale dhe mbrojtja e pakufizuar për mbrojtjen e çlirimtareve.

    Të mërkurën Specialja i shpalli fajtorë për krime lufte dhe i dënoi me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, ndërsa Kadri Veselin me 18 dhe Rexhep Selimin me 13.