Maqedoni

Pas dënimit në Hagë, reagon kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka reaguar pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit në Hagë.

    Ai ka theksuar se asnjë verdikt nuk mund ta mohojë atë që e konsideron si kapitull të rëndësishëm të historisë së Kosovës, duke i cilësuar katër ish-krerët e UÇK-së si çlirimtarë të Kosovës.

    Në reagimin e tij, ai ka vlerësuar sakrificën e UÇK-së dhe ka theksuar se aktgjykimi i sotëm është i shkallës së parë, ndërsa beteja për drejtësi vazhdon.

    “Sot është dita të qëndrojmë bashkë, me dinjitet e qetësi dhe të dëshmojmë se mendjet dhe zemrat tona janë pranë çlirimtarëve dhe familjeve të tyre”, thuhet në reagim.

    Ai ka përmbyllur duke theksuar se Kosova e lirë mbetet dëshmia e brezit që luftoi për lirinë e vendit.