Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës Glauk Konjufca në “Speciale” për Kanal10 është deklaruar pas daljes nga Gjykata Speciale në Hagë pas shpalljes së aktgjykimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Konjufca e ka cilësuar vendimin si skenarin më të dëmshëm të mundshëm, duke kritikuar konstatimin e gjykatës lidhur me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.
“Është dënimi më i keq i mundshëm, prej të gjitha skenarëve që i kemi pritur kjo është më e dëmshmja që ka ndodhur, sepse Gjykata Speciale po pretendon se në zemër të UÇK-së, që është shtabi i saj, ka qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale. Kjo është e pafalshme, gjithçka do të ndikojë negativisht dhe po, sigurisht që kjo do të shfrytëzohet nga armiqtë tanë. Nuk e kam besuar që një gjykatë e cila flet në emër të popullit të Kosovës të marrë kësi vendime”, tha Konjufca.

