Kosovë Lajme

Qytetarë të shumtë në sheshin “Skënderbeu” në pritje të verdiktit të Hagës

    Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në pritje të shpalljes së verdiktit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Qytetarët kanë me vete flamuj të UÇK-së, ndërsa shprehen me shpresë e besim që vendimi i sotëm të jetë në favor të ish-krerëve të UÇK-së.

    Seanca përfundimtare në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku do të shpallet verdikti i shkallës së parë nis në orën 10:00. Transmetimi televiziv jepet 10 minuta me vonesë.