Kosovë Lajme

Gjeneralët e rinj të FSK-së marrin detyrat e reja, Haxhiu nënshkruan dekretet (DOKUMENT)

    Gjeneralët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Arife Halili, Astrit Haliti dhe Mehmet Lladrovci, të cilët u graduan së fundi, tashmë kanë marrë edhe detyrat e reja në kuadër të FSK-së.

    Dekretet për emërimin e tyre janë nënshkruar nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

    Sipas dekreteve, Gjeneral Brigade Arife Halili është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mbrojtjes.

    Gjeneral Brigade Astrit Haliti është emëruar Shef i Shtabit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Ndërsa Gjeneral Brigade Mehmet Lladrovci është emëruar Komandant i Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Në ditën kur ata u graduan me titullin gjeneral, Haxhiu i kishte uruar tre ushtarakët për avancimin e tyre.

    “Urime gjeneralëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Arife Halili, Astrit Haliti dhe Mehmet Lladrovci. Jam e bindur që me profesionalizmin, përvojën dhe përkushtimin tuaj do t’i shërbeni me nder dhe me dinjitet Republikës së Kosovës”, kishte shkruar Haxhiu