Prishtina e ka fituar derbin ndaj Llapit me rezultatin e thellë 4:0.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” i takoi xhiros së tretë të Superligës së Kosovës.
Për Prishtinën ishte fitorja e dytë, nga po aq ndeshje të luajtura.
Prishtina ndeshjen e xhiros së dytë ndaj Dritës nuk e ka zhvilluar për shkak të angazhimit të skuadrës gjilanase në arenën ndërkombëtare.
Për Llapin e drejtuar nga Tahir Batatina ishte disfata e tretë radhazi.
Sulmuesi nga Senegali, Assane Diatta, e hapi serinë e golave në minutën e dytë. Albin Krasnqi shënoi supergol në minutën e 63-të për 2:0.
Tetë minuta më pas, Diatta, realizoi sërish për 3:0. Arjanit Fazlija e shënoi golin e fundit në minutën e 84-t.
Prishtina e shënon edhe golin e katërt
Prishtina e ka shënuar edhe golin e katërt ndaj Llapit.
Për 4:0 realizoi Arjanit Fazlija në minutën e 85-të.
Prishtina nuk ndalet, shënon golin e tretë
Assane Diatta e ka shënuar edhe golin e tretë për Prishtinën në ndeshjen ndaj Llapit.
Diatta e realizoi golin për 3:0 në minutën e 71-të.
Supergol i Krasniqit
Albin Krasniqi ka shënuar supergol për Prishtinën që është duke fituar 2:0 ndaj Llapit. Krasniqi realizoi me gjuajtje të fuqishme nga distanca, në minutën e 63-të.
Prishtina në epërsi pas pjesës së parë
Prishtina e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Llapit.
Golin e epërsisë për skuadrën prishtinase e realizoi Assane Diatta në minutën e dytë.
Ndeshja e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë i takon xhiros së tretë të Superligës së Kosovës.
Epërsi e hershme e Prishtinës
Prishtina ka kaluar herët në epërsi ndaj Llapit.
Për 1:0 realizoi Assane Diatta në minutën e dytë.

