Kosovë Lajme

Haxhiu dekreton gjeneralët e rinj të FSK-së

    Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar ceremoninë e dekretimit të gjeneralëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), raporton Ekonomia Online.

    Në ceremoninë e dekretimit po marrin pjesë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.