Kurti: Largimi i punonjësve të strukturave paralele kërkon procedura ligjore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se largimi i punonjësve të lidhur me ish-strukturat paralele serbe nuk mund të bëhet i tëri përnjëherë, pasi procesi kërkon respektimin e procedurave ligjore. Duke folur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Kurti ka deklaruar se Qeverisë nuk i mungon vullneti politik për ta përfunduar këtë
