Bashkëpunimi Kosovë-Gjermani, FSK përfundon kursin për mbrojtje të afërt
Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes me Gjermaninë për vitin 2026. Sipas njoftimit në Facebook, kursi është realizuar nga instruktorë të certifikuar të Policisë Ushtarake të FSK-së, në bashkëpunim me instruktorë të Policisë Ushtarake Gjermane.
