Magyar paralajmëron hetim ndaj 4iG, pjesë e saj edhe në Shqipëri: Plaçkitje sistematike e shtetit hungarez
Kryeministri hungarez Péter Magyar ka akuzuar grupin 4iG se është një prej hallkave kryesore të sistemit oligarkik të krijuar gjatë qeverisjes së Viktor Orbán dhe ka paralajmëruar një hetim të gjerë mbi marrëdhëniet e kompanisë me shtetin. Në një video të publikuar në Facebook, Magyar e cilësoi 4iG si një “përbindësh të ndërlikuar” dhe tha
