Aleanca kërkon seancë të jashtëzakonshme për ta përfunduar sonte konstituimin
Aleanca ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme sonte në orën 22:30, me synimin që të përfundojë procesi i konstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues. Deputeti i kësaj partë, Besnik Tahiri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të rendit kushtetues, duke thënë se veprimet e saj po krijojnë një precedent të rrezikshëm për vendin.
