Lajme

Lajme

Botë Lajme

SHBA-ja: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

Komanda Qendrore e Ushtrisë amerikane (CENTCOM) ka hedhur poshtë pretendimet e Iranit për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit. Në një deklaratë në X, CENTCOM theksoi se Hormuzi është një rrugë ujore ndërkombëtare dhe nuk kontrollohet nga Teherani. Ushtria amerikane kundërshtoi gjithashtu pretendimin se anijet mund të kalojnë vetëm përmes korridoreve të miratuara nga Irani. Sipas

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Kurti sot takon Hamzën e Abdixhikun

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot do të zhvillojë takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Takimet mbahen në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve, pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Takimi me Hamzën do të mbahet në orën 09:00,

Lexo më shumë
Maqedoni

U ndalua në kufi nga policia, deputeti Qoku: Kam mbështetur protestën, po na trajtojnë si armiq të Shqipërisë

Deputeti i Vlen Bekim Qoku gjatë një interviste në edicionin ‘Ora 19’ me Armela Ferkon në SYRI TV ka treguar për incidentin në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë”, ku së bashku më deputetë e zyrtarë të tjerë të VLEN-it u ndaluan në kufirin Shqipëri-Maqedoni e Veriut. Gjatë bisedës Qoku është shprehur se ka mbështetur protestën qytetare

Lexo më shumë
Maqedoni

Afrim Gashi kërkon sqarim për ndalimin e deputetëve në Qafë Thanë: Të ruhet respekti institucional dhe marrëdhëniet vëllazërore me Shqipërinë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me informacionet për trajtimin e deputetëve të Kuvendit në pikën kufitare të Qafë Thanës. Gashi shprehet se deputetët janë përfaqësues të zgjedhur të qytetarëve dhe bartës të mandatit kushtetues, ndaj çdo veprim që prek autoritetin dhe funksionin e

Lexo më shumë
Maqedoni

Nëse nuk reagon Tirana zyrtare, VLEN do organizojë protestë masive në Shkup kundër Qeverisë Rama!

Ora24.tv mëson nga burime të saj brenda VLEN-it se nëse Tirana zyrtare nuk reagon lidhur me ngjarjen e sotme në pikën kufitare të Qafë Thanës, atëherë do të organizojë protesta masive në Shkup kundër Qeverisë Rama! Sipas të njëjtave burime, VLEN pret që autoritetet shqiptare të japin një qëndrim zyrtar dhe të dënojnë, siç e

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Situata aktuale politike në fokus të takimit mes Konjufcës dhe zëvendësministrit të Jashtëm italian

Marrëdhëniet bilaterale si dhe procesi i integrimit të Kosovës në BE dhe anëtarësimi në NATO ishin vetëm disa nga temat të cilat janë disktuar mes ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca dhe zëvendësministrit të Jashtëm nga Italia, Edmondo Cirielli. Gjatë një vizite zyrtare në Kosovë, Cirielli ka folur me Konjufcën

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Kurti njofton për miratimin e 206.4 milionë eurove nga fondet e BE-së

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar për përfitimin e 206.4 milionë eurove nga fondet e BE-së, në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027. “Dje, më 7 korrik, Bashkimi Evropian na njoftoi zyrtarisht se Komiteti i IPA-s ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027,

Lexo më shumë
Maqedoni

Tomor Alizoti del në mbrojtje të Bekim Qokut dhe Adnan Azizit: Ndalimi i tyre në kufi të kujton kohën e Millosheviçit

Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Tomor Alizoti, ka reaguar pas ndalimit të deputetëve të VLEN-it, Bekim Qoku dhe Adnan Azizi, në pikën kufitare të Qafë Thanës, duke shprehur solidaritet të plotë me ta dhe duke e cilësuar ngjarjen si shqetësuese për standardet demokratike. Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Alizoti shkruan se

Lexo më shumë
Maqedoni

Bekim Qoku: Shqipëria na ndaloi në Qafë Thanë pa asnjë shpjegim, transparenca është detyrim institucional!

Deputeti i VLEN-it në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Bekim Qoku, ka reaguar pas ndalimit të tij dhe tre zyrtarëve të tjerë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut në pikën kufitare të Qafë Thanës, duke e cilësuar ngjarjen si një “situatë absurde” dhe duke kërkuar sqarime nga autoritetet shqiptare. Sipas Qokut, ai, një deputet tjetër dhe

Lexo më shumë
Maqedoni

Adnan Azizi reagon pas ndalimit në kufirin shqiptar: “Shqipëria nuk është pronë e askujt”

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar në rrjetet sociale pasi u ndalua në pikën kufitare të Qafë Thanës gjatë hyrjes në Shqipëri. Duke falënderuar qytetarët për mesazhet e mbështetjes, Azizi shkruan se gjatë veprimtarisë së tij politike nuk e ka trembur apo zmbrapsur asnjë pushtet dhe asnjë tiran. “Aq më pak këta të Open

Lexo më shumë