Bekim Qoku ngre pikëpyetje për të kaluarën e Ali Ahmetit: Si nuk kaloi asnjë ditë në burg gjatë Jugosllavisë?
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, ka publikuar një status ku ngre pikëpyetje lidhur me veprimtarinë e hershme politike të Ali Ahmeti gjatë periudhës së Jugosllavisë. Qoku thekson se nuk ka prova që e lidhin Ahmetin me UDB-në, pavarësisht akuzave që sipas tij janë artikuluar ndër dekada nga figura të ndryshme
