PDK-ja akuzon VV-në për shantazh ndaj administratës së Kuvendit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (VV) për shantazh dhe përpjekje për ta nënshtruar administratën e Kuvendit, duke thënë se institucioni është marrë peng nga një parti politike. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se do të takohen me sekretaren e Kuvendit për zhvillimet e fundit dhe për të diskutuar një
