Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, u ka bërë thirrje bizneseve, ndërmarrësve dhe ndërmarrëseve të Republikës së Kosovës që të mos bien pre e pretendimeve të personave që premtojnë ndikim në procesin e vlerësimit të skemave të granteve të MINTI-t. Ajo theksoi se, ndërsa Ministria ndodhet në procesin e vlerësimit
