Peci përmbys Tahirin
Garë jashtëzakonisht e ngushtë po zhvillohet në Mitrovicë. Kur janë numëruar 93.45% të votave, Faton Peci i VV-së e ka kaluar Arian Tahirin e PDK-së. Tahiri e shpalli fitoren pas përfundimit të procesit zgjedhor. Por sipas rezultateve, Peci ka 14.718 vota apo 47.96%, teksa Tahiri ka 14.662 vota apo 47.77%. Rezultati në Mitrovicë po ndryshon
