Osmani: Çairi do të ketë Këshillin e Diasporës për mbështetje, investime dhe zhvillim të komunës
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, paralajmëroi themelimin e Këshillit të Diasporës në komunë, qëllimi i të cilit është lidhja e komunës me mijëra çairas që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. “Çairi nuk është vetëm vendi ku jetojmë sot. Çairi është kudo ku jetojnë çairasit, në Zvicër, Gjermani, Austri, Itali, në SHBA