Hamza: Kemi pritur rezultat më të mirë, do të marr përgjegjësi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se partia dhe ai kanë pritur rezultat më të mirë dhe se PDK-së i duhet rezultat më i mirë. Megjithëkëtë në konferencën për media të mbajtur një ditë pas zgjedhjeve, Hamza ka theksuar se PDK-ja ka arritur ta ruajë votën dhe elektoratin e vet.
