Kurti: Serbia ende nuk ia ka dorëzuar Kosovës dokumentacionin kadastral
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia ende nuk ia ka dorëzuar Kosovës dokumentacionin kadastral, pavarësisht marrëveshjes së vitit 2011 dhe mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian. Kryeministri Kurti, këtë çështje e ka ngritur gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë përmbyllëse të projektit PIAKOS, të organizuar nga Qendra për Avokim dhe Trajnim (ATRC) dhe Banka Botërore,
