Ka nisur në Shenzhen të Kinës takimit mes liderëve të SHBA-së, Kinës dhe Rusisë.
Presidenti amerikan ka deklaruar në fjalën e tij se ai, Putini dhe Xi kanë “shumë për të diskutuar”, duke shtuar se ata “kanë diskutuar tashmë shumë”.
Ai ka thënë më tej se si presidentë të tre vendeve më të mëdha në botë, ata kanë një “përgjegjësi të veçantë” për të ruajtur dialogun produktiv.
“Shumë shpesh udhëheqësit e mëparshëm kanë shmangur të flasin me kombet me të cilat kanë pasur mosmarrëveshje”, ka deklaruar Trumpi duke shtuar se “Ne ndiejmë të kundërtën”.
“Asnjëherë nuk është arritur paqe duke refuzuar mundësitë për dialog”, ka shtuar Trumpi.
Ai më pas ka deklaruar se është “i kënaqur” që i është dhënë mundësia për takimin e parë trepalësh midis SHBA-së, Kinës dhe Rusisë, duke thënë se ata “vërtet po bëjnë histori”.
Takimi është në zhvillim e sipër.

