Anita Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka rrëfyer për raportin dhe jetën e tyre bashkëshortore, duke zbuluar se edhe sot ruan të njëjtin respekt dhe përkujdesje ndaj bashkëshortit të saj.
E ftuar në emisionin “Darkë pa skenar” në TVM2, në një bisedë me gazetaren Xhanan Halili, Anita Haradinaj tregoi se edhe pas shumë vitesh martesë, kur Ramushi hyn në shtëpi, ajo çohet në këmbë.
“Edhe sot, kur futet Ramushi në shtëpi: ‘Op, çona n’kamë!’ Tash nuk e di a janë këto ato fluturat e dashurisë të vajzave sot apo nuk di, se ne kemi ndërtuar një jetë bashkë dhe kemi qenë kolegë bashkë. Nuk e di, më ka përkëdhelur, më ka llastuar”, u shpreh Anita Haradinaj.
Ajo foli edhe për raportin e tyre ndër vite, duke e përshkruar si një marrëdhënie të ndërtuar mbi përkushtimin dhe përvojat e përbashkëta.
https://www.facebook.com/al.mrt.com.mk?ref=embed_video

