Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në margjinat e Forumit të Paqes në Paris.
Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti bëri të ditur se në takim është diskutuar për stabilitetin institucional të Kosovës pas zgjedhjes së presidentes, rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe perspektivën e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
Ai theksoi se normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Serbinë duhet të bazohet në njohjen reciproke.
“Diskutuam për stabilitetin e plotë institucional që Kosova gëzon tani pas zgjedhjes së presidentes së saj, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe perspektivën për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të bazuar në njohjen reciproke”, ka shkruar Kurti.
Ky takim vjen në kuadër të diskutimeve për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
https://x.com/albinkurti/status/2120516019315740713?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2120516019315740713%7Ctwgr%5Ef033841e0a1e20d740ea6f655c1438822283b04f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Frrugapress.al%2Fkurti-njofton-per-takimin-me-sorensen-normalizimi-i-raporteve-me-serbine-duhet-te-perfundoje-me-njohje-reciproke%2F

