Maqedoni

Ndriçim Xhepa nderohet me çmimin “K’tu Fest” në Strugë

    t”, të mbajtur këto ditë në Strugë, çmimi kryesor i festivalit iu nda aktorit të njohur shqiptar, Mjeshtrit të Madh Ndriçim Xhepa.
    Çmimi iu akordua për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në artin skenik dhe kinematografi, duke sjellë dimensione të reja në mjeshtërinë e aktrimit.
    Gjatë ceremonisë, Xhepa kujtoi me emocion nënën e tij, artisten e Popullit Margarita Xhepa, e cila deri në ndarjen nga jeta ishte pjesë e festivalit. Ai shprehu mirënjohjen për organizatorët, regjisorët Olsa dhe Xhelo Poshka, të cilët prej 13 vitesh e kanë kthyer Strugën në një pikëtakim të rëndësishëm për artistët shqiptarë.
    Çmimin aktorit ia dorëzoi kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, i cili ka mbështetur teatrin Poshka dhe festivalin “K’tu Fest” edhe para marrjes së detyrës së kryetarit të komunës.
    Kujtojmë se vitin e kaluar, ky çmim iu nda gazetares së njohur Dijana Toska, e vlerësuar edhe për organizimin e koncertit madhështor në Vatikan, në nder të Nënë Terezës.