Kosovë Lajme

Presidentja Shiroka-Pula diskuton me Rrjetin e Grave të Kosovës masat kundër dhunës dhe femicidit

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti në takim një delegacion të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), të kryesuar nga Nermin Mahmuti, kryetare e bordit të RRGK-së.

    Përfaqësueset e RRGK-së e uruan presidenten për detyrën dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të grave.

    “Në takim u diskutua për masat konkrete që duhet të ndërmerren për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vrasjeve të tyre. Përfaqësueset e RRGK-së propozuan përfshirjen e femicidit në kodin penal, fuqizimin e mekanizmave për mbrojtjen e viktimave, fuqizimin ekonomik, si dhe rritjen e buxhetit për punëtorët socialë dhe shërbimet e specializuara për mbrojtjen e grave”, thuhet në njoftim.

    Presidentja Shiroka-Pula vlerësoi rëndësinë e punës së RRGK-së dhe të organizatave të shoqërisë civile në adresimin e dhunës ndaj grave.

    Ajo shprehu gatishmërinë për të mbështetur përpjekjet e tyre, duke theksuar nevojën për veprime konkrete, koordinim institucional dhe angazhim të vazhdueshëm për të garantuar sigurinë dhe të drejtat e grave.