Botë Lajme

SHBA-ja pezullon sanksionet ndaj Rusisë

    Presidenti amerikan Donald Trump ka bllokuar një sërë sanksionesh ndaj Rusisë vetëm dy ditë para se ato të hynin në fuqi, në një kohë kur përplasjet me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, po thellohen.

    Sanksionet ishin miratuar nga Kongresi amerikan dhe ishin nënshkruar nga Trumpi në shtator.

    Megjithatë, presidenti amerikan nxori të premten në mbrëmje një urdhër ekzekutiv, duke deklaruar se pezullimi i disa prej sanksioneve ishte në “interesin kombëtar” të SHBA-së. Ky vendim nxiti reagime të ashpra nga ligjvënësit amerikanë, raportoi BBC.

    Marrëdhëniet mes Washingtonit dhe Kievit u përkeqësuan gjatë kësaj jave, pasi SHBA-ja arriti një marrëveshje për importimin e naftës nga Rusia. Më pas, Ukraina akuzoi administratën Trump për tërheqjen e mbështetjes së rëndësishme ushtarake.

    Ligji i ri amerikan për sanksionet synonte ekonominë ruse, duke i dhënë Trumpit kompetenca të gjera për të vendosur tarifa doganore deri në 100 për qind ndaj importeve nga pesë blerësit më të mëdhenj të naftës dhe gazit rusë, veçanërisht Kina dhe India.

    Ligji përfshinte gjithashtu sanksione ndaj zyrtarëve të lartë rusë, përfshirë Putinin, si dhe ndaj institucioneve financiare ruse dhe të ashtuquajturës “flotë në hije” të Moskës, e përbërë nga anije që përdoren për të anashkaluar embargot ekzistuese. Presidenti amerikan Donald Trump ka bllokuar një sërë sanksionesh ndaj Rusisë vetëm dy ditë para se ato të hynin në fuqi, në një kohë kur përplasjet me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, po thellohen.

    Sanksionet ishin miratuar nga Kongresi amerikan dhe ishin nënshkruar nga Trumpi në shtator.

    Megjithatë, presidenti amerikan nxori të premten në mbrëmje një urdhër ekzekutiv, duke deklaruar se pezullimi i disa prej sanksioneve ishte në “interesin kombëtar” të SHBA-së. Ky vendim nxiti reagime të ashpra nga ligjvënësit amerikanë, raportoi BBC.

    Marrëdhëniet mes Washingtonit dhe Kievit u përkeqësuan gjatë kësaj jave, pasi SHBA-ja arriti një marrëveshje për importimin e naftës nga Rusia. Më pas, Ukraina akuzoi administratën Trump për tërheqjen e mbështetjes së rëndësishme ushtarake.

    Ligji i ri amerikan për sanksionet synonte ekonominë ruse, duke i dhënë Trumpit kompetenca të gjera për të vendosur tarifa doganore deri në 100 për qind ndaj importeve nga pesë blerësit më të mëdhenj të naftës dhe gazit rusë, veçanërisht Kina dhe India.

    Ligji përfshinte gjithashtu sanksione ndaj zyrtarëve të lartë rusë, përfshirë Putinin, si dhe ndaj institucioneve financiare ruse dhe të ashtuquajturës “flotë në hije” të Moskës, e përbërë nga anije që përdoren për të anashkaluar embargot ekzistuese.

    Trumpi tashmë ka pezulluar zbatimin e shumë prej këtyre masave.