Maqedoni

Bekim Qoku: Në Kuvend është dorëzuar propozimi Hyrje-Hyrje me Qafë Thanë!

    Bekim Qoku, koordinator i grupit parlamentar të VLEN-it, ka bërë të ditur se në Kuvend është dorëzuar propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, e cila parasheh vendosjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare në pikën kufitare të Qafë Thanës.
    Sipas Qokut, ky hap vjen pas përpjekjeve të vazhdueshme të VLEN-it për realizimin e regjimit “Hyrje-hyrje”, me qëllim lehtësimin e kalimit të qytetarëve ndërmjet dy vendeve.
    Me ratifikimin dhe zbatimin e marrëveshjes, synohet të lehtësohen procedurat e kontrollit kufitar në këtë pikëkalim.