Kosovë Lajme

Kurti takon Trumpin në New York: Kosova duhet të anëtarësohet në NATO

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York ka takuar për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump.

    Kurti tha se gjatë takimit e ka falënderuar Trumpin për ngritjen e investimeve në mbrojtje brenda NATO-s, duke theksuar se edhe Kosova duhet të jetë pjesë e Aleancës.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

    Kurti ndodhej në New York për aktivitetet e Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.