Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se nga pikëpamja e Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht ekziston një marrëveshje politike që duhet të respektohet, ndërsa ka mohuar se partia e tij ka një emër tjetër për president të Kosovës. Bëhet fjalë për Bekim Sejdiun që ishte propozuar nga LVV-ja dhe LDK-ja, por që më pas u tërhoq për shkak se nuk i pati krejt votat nga LDK-ja.“Nga pikëpamja e Lëvizjes Vetëvendosje, ne kemi marrëveshje politike dhe unë besoj që duhet ta respektojmë atë. Nuk kemi emër të ri, ose tjetër. Nëse ky do të jetë rasti në të ardhmen, natyrisht që do të njoftoheni” – ka thënë Kurti në konferencë për media më 30.09.2026.Kurti tha se profesori Bekim Sejdiu është tërhequr kur marrëveshja është shkelur dhe braktisur nga gjashtë deputetë të LDK-së.

