Mungesa e Albian Hajdarit për ndeshjen ndaj Austrisë goditi “Dardanët”.
Kjo erdhi pas lëndimit që pësoi ai në fitoren 1-0 ndaj Irlandës, duke ia bërë të pamundur aktivizimin në ndeshje.
Lajmi u konfirmua edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), në një komunikatë zyrtare.
“Hajdari pësoi lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Irlandës dhe, edhe pse gjatë këtyre ditëve është punuar intensivisht për rikuperimin e tij, koha në dispozicion nuk ka qenë e mjaftueshme që ai të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Austrisë. Edhe vetë futbollisti ka shprehur dëshirën e madhe për të qenë në fushë dhe për ta ndihmuar ekipin në këtë përballje të rëndësishme, por pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ai nuk mund të aktivizohet. Hajdari do të vazhdojë të jetë nën përkujdesjen e stafit mjekësor të Kombëtares, me fokus në rikuperimin e plotë të tij”, shkruhet në njoftimin e FFK-së.
Ndeshja Austri-Kosovë, luhet në “Ernst Happel” të Vjenës me fillim në orën 18:00.

