Shkup, 27 shtator – Në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, sot në orën 14:00, do të mbahet një marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Marshi organizohet si shprehje solidariteti dhe mbështetjeje qytetare lidhur me zhvillimet dhe vendimet e Gjykatës Speciale.
Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në mënyrë të qetë, dinjitoze dhe të bashkuar.
Në marsh pritet të marrin pjesë familjarë të dëshmorëve, veteranë, të rinj, studentë, intelektualë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë.
Sipas organizatorëve, qëllimi është të përcillet mesazhi se sakrifica, kujtesa dhe dinjiteti i luftës së UÇK-së nuk harrohen.

