Maqedoni

Bilall Kasami në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Momenti i së vërtetës po afron

    Kryetari i VLEN-it dhe i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka shprehur përkrahjen e tij për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

    Kasami ka theksuar se lufta e UÇK-së ishte luftë për liri, dinjitet dhe çlirimin e Kosovës, duke shprehur pritshmërinë që procesi të përfundojë me një vendim që, sipas tij, do të konfirmojë pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së.

    “Momenti i së vërtetës po afron”, ka shkruar Kasami, duke shtuar se liria e Kosovës për të është “amanet” dhe se sakrifica për çlirimin e vendit nuk duhet të kthehet në agjendë politike.

    “Për lirinë, drejtësinë, dinjitetin. Për Kosovën”, ka përfunduar Kasami.