Botë Lajme

Trumpi thotë se Putini s’do ta sulmojë territorin e NATO-s

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin nuk e ka ndërmend t’i sulmojë vendet anëtare të NATO-s.

    Një gazetar ia kujtoi Trumpit se Gjermania e kishte akuzuar Rusinë për organizim të akteve të sabotimit në Aeroportin e Leipzigut dhe e pyeti nëse këto veprime nga Moska përbëjnë sulm ndaj NATO-s.

    “Unë nuk mendoj se Putini do të… Unë flas me të. E njoh shumë mirë. Putini nuk po kërkon ta sulmojë territorin e NATO-s”, tha Trumpi.

    Trump tha gjithashtu se të dërguarit e tij, Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner, po udhëtojnë drejt Moskës dhe Kievit me një propozim për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.