Maqedoni

Izet Mexhiti për humbjen e babait: Ishte mbështetja, forca dhe urtësia për ne

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se babai i tij, Beqir Mexhiti, ka ndërruar jetë, raporton Zyrtare.

Përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, Mexhiti bëri të ditur se familja e tij po përballet me një humbje të madhe, duke e përshkruar të ndjerin si mbështetje, urtësi dhe forcë për familjen.

“Baba sot e dorëzoi shpirtin tek Zoti i Madhërishëm. Me dhimbje të thellë ju njoftoj se babai ynë, Beqir Mexhiti, ndërroi jetë. Sot familja jonë humbi njeriun që për ne ishte mbështetje, urtësi dhe forcë”, shkroi Mexhiti.

Ai njoftoi gjithashtu se falja e Namazit të xhenazes për të ndjerin do të mbahet nesër, pas Namazit të Drekës, në Xhaminë e Çairit, ndërsa varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Semenisht.

Në fund të mesazhit të tij, Mexhiti i dha lamtumirën të atit me fjalët: “Babë, Zoti të mëshiroftë dhe të dhëntë Xhenetin.”

Exit mobile version