Maqedoni

Bekim Qoku drejtuar Ali Ahmetit: Të përvetësosh UÇK-në në emër të BDI-së është poshtërim për luftëtarët!

Koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, lidhur me arritjet e kësaj partie gjatë 25 viteve në pushtet.

Sipas Qokut, përmendja e gjakut të luftëtarëve të UÇK-së, Marrëveshjes së Ohrit, flamurit dhe gjuhës shqipe nuk përbën përgjigje për pyetjen se çfarë ka bërë BDI gjatë gjithë kësaj periudhe në qeverisje.

Ai thekson se lufta e UÇK-së nuk është bërë në emër të BDI-së, ndërsa Marrëveshjen e Ohrit e cilëson si kompromis dhe jo fitore. Qoku kritikon edhe mënyrën e rregullimit të përdorimit të flamurit dhe statusin juridik të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Në postimin e tij, ai pretendon se gjatë 25 viteve në pushtet, BDI nuk ka realizuar projekte madhore infrastrukturore për shqiptarët, duke përmendur mungesën e spitaleve, teatrove, autostradave, stadiumeve dhe investimeve të rëndësishme.

Qoku gjithashtu akuzon funksionarët e BDI-së për pasurim të paligjshëm, duke pretenduar se qytetarët nuk kanë përfituar nga qeverisja e kësaj partie, ndërsa shumë shqiptarë janë detyruar të emigrojnë.

Exit mobile version