Tensionet në Ngushticën e Hormuzit vazhdojnë të përshkallëzohen.
Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) njoftoi se ka goditur dhe “neutralizuar” dy supertankerë.
Sipas deklaratës së publikuar në Telegram, anijet kishin fikur sistemet e navigimit, kishin shpërfillur paralajmërimet iraniane dhe po lundronin në një korridor të minuara.
Pak më herët, dy cisterna nafte të Emirateve të Bashkuara Arabe u goditën me raketa në jug të Ngushticës së Hormuzit.
Ministria e Mbrojtjes e Emirateve njoftoi se anijet Al-Bahiya dhe Mombasa u sulmuan në ujërat territoriale të Omanit.
Një marinar indian humbi jetën, ndërsa tetë persona të tjerë u plagosën.
IRGC nuk i identifikoi me emër anijet që pretendon se goditi dhe nuk dha detaje për kohën e sulmit.
Në të njëjtën kohë, ShBA-ja nisi një valë të re sulmesh ndaj objektivave ushtarake iraniane.
Sipas CENTCOM, operacioni filloi menjëherë pasi presidenti Donald Trump paralajmëroi se Irani do të goditej “shumë fort”.
Trump rivendosi gjithashtu bllokadën ndaj anijeve iraniane dhe propozoi vendosjen e një tarife 20% për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, duke rritur edhe më tej tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit.

