Pas indicieve të dhëna në veprimet indirekte në rrjetet sociale, ka ardhur konfirmimi i ndarjes mes dy ish-banorëve të “Big Brother 5”, Brikena dhe Mateo.
Ka qenë vetë Brikena, ajo që ka konfirmuar lajmin përmes rrjeteve sociale në një komunikim në rrjetet sociale në grupin e saj të fansave në “Instagram”.
Përmes një mesazhi të gjatë të publikuar në grupin e saj të fansave, ajo bëri të ditur se marrëdhënia me Mateon ka përfunduar, duke theksuar se gjithçka ka ndodhur me respekt të ndërsjellë.
Reagimi:
“Përshëndetje të gjithëve! Nuk e kam pasur të lehtë të shkruaj këtë mesazh deri më sot, sepse gjithmonë kam preferuar që gjërat personale t’i mbaj private. Megjithatë, duke parë interesimin dhe pyetjet e shumta, mendoj se tani më shumë se kurrë ju detyrohem një sqarim.
Po, unë dhe Mateo nuk jemi më bashkë. Dua të theksoj se nuk ka pasur asnjë mungesë respekti nga asnjëri prej nesh. Kjo është një gjë që dua ta them qartë, sepse nuk do të doja që të krijoheshin histori apo aludime që nuk janë të vërteta.
Kam ende respekt për të dhe për gjithçka kemi kaluar bashkë. Ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe për këtë do të jem gjithmonë mirënjohëse. Ndonjëherë në jetë rrugët ndahen, por kjo nuk do të thotë se duhet të ketë urrejtje apo fajësime.
Për momentin kam vendosur edhe të largohem nga disa grupe. Jo sepse nuk ju vlerësoj apo nuk ju dua, por sepse më bën keq të shoh postime, komente apo diskutime rreth kësaj situate. Kam nevojë për pak qetësi dhe kohë për veten time.
Ju falenderoj nga zemra për gjithë dashurinë, mbështetjen dhe respektin që më keni dhënë gjithmonë. Do t’ju jem mirënjohëse pafund për çdo fjalë të mirë dhe për çdo moment që keni qenë pranë meje. Me dashuri”, shkruan Brikena në mesazhin e saj për fansat.
Të Lidhura:
Familja e Mateos “thyen” heshtjen për raportin e tij me Brikenën, motra e banorit: Ai u ndje i detyruar të fliste
Çfarë po ndodh mes Brikenës dhe Mateos, banorja e pranon për herë të parë: Kam interes për të
Mateo surprizohet nga mamaja, çfarë tha për raportin e tij me Brikenën
“Çfarë i bëra kësaj vajze?”/ Mateo Borri zbulon momentin më të vështirë në Big Brother

