Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu e ka pritur sot në një takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.
“Biseduam për zhvillimet aktuale të sigurisë në vend, sfidat me të cilat përballet republika dhe rëndësinë e funksionimit profesional, ligjor dhe të përgjegjshëm të institucioneve tona të sigurisë.
Siguria e Republikës së Kosovës kërkon përkushtim të vazhdueshëm, vigjilencë dhe punë të palodhshme çdo ditë shpesh larg syrit të publikut, por gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe shtetit tonë”, shkruan Haxhiu në njoftim.

