Në Strugë është hapur një zyrë profesionale për psikoterapi dhe këshillim psikologjik, e udhëhequr nga Arta Poshka Qoku, psikologia e parë shqiptare në rajonin e Strugës dhe Ohrit me mbi 20 vite përvojë profesionale në fushën e shëndetit mendor.
Si psikoterapistja e parë e diplomuar në Strugë, ajo do të ofrojë shërbime profesionale dhe konfidenciale për qytetarë të të gjitha grupmoshave, duke përfshirë psikoterapi individuale, këshillim psikologjik si dhe mbështetje për fëmijë, adoleshentë dhe të rritur.
Sipas njoftimit, seancat do të zhvillohen në një ambient të sigurt dhe konfidencial, ndërsa shërbimet do të ofrohen në tri gjuhë: shqip, maqedonisht dhe turqisht.
Qendra synon të ofrojë mbështetje profesionale për mirëqenien emocionale dhe shëndetin mendor, përmes seancave me prezencë fizike dhe online.
Për informata shtesë dhe rezervim të termineve, të interesuarit mund të kontaktojnë përmes telefonit ose inbox-it.
📍 Zyra ndodhet në Strugë.

